Serbët mblidhen në Gazimestan për festën e Vidovdanit – policia ruan rendin

Një person është ndaluar nga policia e Kosovës në hyrje të objektit kulturor në Gazimestan, aty ku po mblidhen dhjetëra qytetarë serbë në nder të festës së Vidovdanit

Pamje nga ndalimi i një personi nga policia që po kryen kontrollet në oborrin e monumentit kulturor në Gazimestan, në nder të festës së Vidovdanit

Dhjetëra serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Serbët mblidhen për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit

Pranë monumentit në Gazimestan kanë filluar të grumbullohen qytetarët serbë, ndërkaq për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit dhe qetësisë publike po përkujdesen forcat e Policisë së Kosovës.

Pamje nga ndalimi i një personi nga policia që po kryen kontrollet në oborrin e monumentit kulturor në Gazimestan, në nder të festës së Vidovdanit

Policia po i kontrollon të gjithë personat që po hyjnë në oborrin e objektit kulturor.

Një person është ndaluar nga policia, për shkak se i njëjti kishte të veshur një fanellë provokuese në të cilën shihen simbolet e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.

Pamje nga ndalimi i një personi nga policia që po kryen kontrollet në oborrin e monumentit kulturor në Gazimestan, në nder të festës së Vidovdanit

Simboli i cili shihet në ballinë të një tanku është shkronja “Z”.

E vendosur në tanke, në bluza, e vizatuar në mure ndërtesash e në shumë vende të tjera, shkronja ‘Z’ është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

Fillimisht, simboli ‘Z’ u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj.

Ky simbol shpejt u shndërrua në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë.

Çfarë kuptimi ka simboli “Z”?

Ekspertë të ndryshëm kanë spekuluar lidhur me kuptimin e simbolit ‘Z’, por edhe për shkronjat e tjera përfshirë ‘O’, ‘X’, ‘A’ dhe ‘V’ që janë shfaqur në tanket ruse, shpesh të futura brenda formave rrethore, trekëndëshave dhe formave të tjera gjeometrike.

Disa kanë sugjeruar se kjo është forma zyrtare për të parandaluar që tanket ruse të dallojnë armiqtë nga aleatët, shkruante “The Washington”.

Disa ekspertë ushtarakë e kanë interpretuar kuptimin e ‘Z’-së si “Za pobedy” që nga rusishtja përkthehet “për fitore”, ose “Zapad” që shqip i bie “Perëndim”.

Ndërkaq, disa të tjerë kanë thënë se kjo është forma e Kremlinit për të treguar “shënjestrën numër një në Ukrainë”, presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelenskyy.

Disa ekspertë ushtarakë pro Kremlinit kanë thënë se përderisa shkronja ‘Z’ është për Zelenskyn, shkronja V është për Vladimir Putinin.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar asnjë prej këtyre teorive, por ka postuar në llogarinë në Instagram se simboli ‘Z’ ka kuptimin “Za pobedu” që në shqip i bie “për fitore”, ndërkaq, shkronja ‘V’ qëndron për “fuqinë e së vërtetës”.

Disa ekspertë thonë se vendosja e kësaj shkronje në tanke dhe përdorimi i saj nga njerëzit, qoftë të stampuar në rrobat e tyre, apo të postuar në rrjetet sociale, është përpjekje shtetërore e Rusisë për mbështetje për luftën në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika