Serbët në Gazimestan provokojnë duke valuar flamurin rus

Mijëra serbë të mbledhur në Gazimestan, pas ceremonisë kanë nisur me provokime, duke nxjerrë flamujt serbë e rusë. Në mesin e tyre është parë edhe një i atillë me hartën e Kosovës dhe një mbishkrim ku thuhet se “s’ka dorëzim”

Qytetarët serbë të mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389

Mijëra serbë të mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389, pas ceremonisë kanë provokuar duke nxjerrë flamujt serbë dhe rusë.

Teksa këndonin këngë nacionaliste, në mesin e flamujve është parë edhe një i atillë me hartën e Kosovës dhe një mbishkrim ku thuhet se “s’ka dorëzim” duke iu referuar luftës sipas tyre të vazhdueshme për siç thonë ata, “ruajtjen e Kosovës”.

Ceremonia e serbëve për shënimin e Vidovdanit ka përfunduar.

Qytetarët serbë të mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389

Ndërkaq për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit janë përkujdesur forcat e Policisë së Kosovës.

Policia i ka kontrolluar të gjithë personat që kanë hyrë në oborrin e objektit kulturor.

Disa prej tyre nuk janë lejuar që t’i afrohen vendit në Gazimestan.

Serbët bartnin fanella provokuese, si hartën e Kosovës dhe katër shkronjat “S” dhe për këtë policia e Kosovës u doli përpara dhe i ktheu prapa.

Kjo festë serbe festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb, Lazar.

Një person është ndaluar nga policia, për shkak se kishte të veshur një fanellë provokuese në të cilën shihen simbolet e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.

Simboli i cili shihet në ballinë të një tanku është shkronja “Z”.

E vendosur në tanke, në bluza, e vizatuar në mure ndërtesash e në shumë vende të tjera, shkronja “Z” është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

Fillimisht, simboli “Z” u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj.

Ky simbol shpejt u shndërrua në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë.

Serbët mblidhen në Gazimestan për festën e Vidovdanit – policia ruan rendin

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika