Serbët në Veri largojnë nga puna shqiptarët me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret

Janë bërë 5 muaj prej kur Lista Serbe e rimori udhëheqjen e komunës në Mitrovicë të Veriut.

Me të marrë detyrën, kjo parti nisi edhe vendimet për largim nga puna të shqiptarëve që punojnë në institucione atje.

Disa shqiptarë u detyruan të largohen nga puna që kryenin në zyrën e komuniteteve, në sallën e sporteve e nëpër institucione shëndetësore.

“Arsyetimi sipas tyre gjithmonë është se nuk e kanë kryer detyrën e tyre si duhet, ose nuk I plotësojnë kriteret. Unë jam shqiptar, 90 për qind janë serb aty, unë se di serbishten, ata nuk e dijnë shqipen, a është kusht apo problem, nuk e kanë kusht me ditë gjuhën serbe”, deklaroi asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Emin Azemi.

Azemi apelon që secili që ndihet i kërcënuar duhet të procedojë me ndjekje penale.

“Nëse ata e ndjejnë vetën se janë të kërcënuar, në njëfarë forme iu është bërë e padrejtë, mund ta procedojnë penalisht secilin, i cili e merr guximin të ushtrojë çdo lloj presioni që ai/ajo të largohet nga puna”.

Sipas zëvendës kryesueses së Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Aida Ferati-Doli, ka pasur raste që shqiptarët janë rikthyer në vendet e tyre të punës.

“Kemi një motër medicinale në Kodër të Minatorëve, që është larguar nga puna si i ka bë gjashtë muaj, për shkak të performances, po fatmirësisht që Këshilli po i kthen këta punëtorë, secili që po bën ankesë sepse po shkelen ligjet, duke I larguar”, u shpreh Ferati-Doli.

Largimet e tilla nga puna, sipas ish-zëvendës kryesuesit të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut Skënder Sadiku, mund të ndodhin edhe për shkak të fushatës zgjedhore.

“Është kohë fushate, janë duke u keqpërdor edhe këto, mirëpo bëj apel tek partitë politike që të mos preket dinjiteti i qytetarit, të ruhen vendet e punës, të ruhet qytetari, ndërsa këta që kanë probleme duhet të drejtohen tek ata që e mbrojnë ligjin”, deklaroi Sadiku.

Largime nga puna të shqiptarëve në veri pas rikthimit në pushtet të Listës Serbe, u raportuan edhe në janar të këtij viti, saktësisht në komunën e Zveçanit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika