Grupe serbe në rrjetet sociale kanë nisur shpërndarjen e materialeve propaganduese pas manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.
Në një fotografi të publikuar në Telegram pretendohet se një zyrtar policor po sillet në mënyrë të papërshtatshme ndaj një fëmije, e shoqëruar me mbishkrimin “Mos na i prek fëmijët”.
Megjithatë, pamjet video nga i njëjti moment dëshmojnë se pretendimi është i pavërtetë.

Polici në fjalë është duke folur në telefon dhe nuk ka asnjë kontakt fizik me fëmijën apo me burrin që e mban në krahë.
Përkundrazi, në video shihet një tjetër zyrtar i Policisë së Kosovës duke u kujdesur për një vajzë të vogël, e cila po qante ndërsa mbahej në krahë nga një burrë serb gjatë manifestimit në Gazimestan.
Kliko këtu për ta parë videon.
Ndërkohë, Policia e Kosovës arrestoi 37 persona në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.
Kënduan kundër shtetit të Kosovës, ndalohen disa serbë gjatë “Vidovdanit” në Gazimestan