Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar gjithsej 10 mijë e 328 persona, ku nga ta kanë rezultuar pozitiv 2 mijë e 728 persona.

Aktualisht në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 223 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 8 po trajtohen përmes respiratorit.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë ka njoftuar se ka një ngritje të numrit të të infektuarve.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 16 mijë e 166 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 2 milion e 52 mijë e 166 raste të infektimit.

Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.79 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 15 korrik 2022, në vend janë testuar gjithsej 10 milion e 26 mijë e 607 persona.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë publikuar tabelën me të dhënave të gjendjes me COVID-19 në Serbi