Serbi: 4 të vdekur dhe 817 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 10 mijë e 46 testime

Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 10 mijë e 46 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 817 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 406 pacientë të infektuar, 25 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata pandemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 2 milionë e 5 mijë e 72 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 980 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 28 prill 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 9 milionë e 471 mijë e 803 persona.

Statistikat e fundit të COVID-19 në Serbi

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika