Serbi: 9 persona të vdekur dhe 1 mijë e 471 raste të reja me COVID-19

COVID-Serbi

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 13 mijë e 154 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 9 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 471 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 666 pacientë të infektuar, 33 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 982 mijë e 193 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 834 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 4 prill 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milionë e 235mijë e 46 persona.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika