Serbia “drama queen” edhe në Euro 2024, kërcënon të largohet nga gara nëse nuk ndëshkohet Shqipëria e Kroacia 

Federata e Futbollit të Serbisë ka kërcënuar të tërhiqet nga Euro 2024 për shkak të thirrjeve të tifozëve gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri.

Njëjtë sikurse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, njihet për viktimizimin e tij dhe dramatizimin që iu bën ngjarjeve karshi Kosovës e ndërkombëtarëve – e që e bën të cilësohet si personaliteti “drama queen” i Ballkanit – edhe Federata e Futbollit të Serbisë ka vazhduar avazin e njëjtë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Gjermani.

Federata e Futbollit të Serbisë ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Euro 2024 pas thirrjeve të tifozëve gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë. Këto thirrje; vrite, vrite serbin, pretendohet se u dëgjuan gjatë barazimit 2-2 të ndeshjes së Grupit B.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic, ka kërkuar masa të ashpra sanksionuese nga UEFA ndaj Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Ajo që ndodhi është skandaloze dhe ne do t’i kërkojmë UEFA-s për sanksione, edhe nëse kjo do të thotë të mos vazhdojë gara”, ka thënë Subatoviq.

Ai shprehu sigurinë se UEFA do t’i ndëshkojë dy federatat, atë shqiptare dhe atë kroate.

“Do të kërkojmë nga UEFA që t’i ndëshkojë federatat e të dyja seleksionove. Ne nuk duam të marrim pjesë në këtë, por nëse UEFA nuk i ndëshkon ata, ne do të mendojmë se si do të vazhdojmë”, ka shtuar Surbatovic.

Për më tepër, Serbia u gjobit me rreth 15 mijë euro pasi tifozët hodhën objekte gjatë ndeshjes së Anglisë. Serbia dhe Shqipëria u gjobitën gjithashtu për shfaqjen e pankartave me harta nacionaliste në ndeshjet e tyre hapëse.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika