Serbia kërkon anulimin e festivalit, “Mirëdita, dobar dan” nuk dorëzohet

Përkundër thirrjeve nga krerët më të lartë politikë në Serbi për anulimin e festivalit “Mirëdita, Dobar Dan” që këtë vit mbahet në Beograd, krerët e OJQ-ve organizuese në Kosovë dhe Serbi këmbëngulin se festivali duhet të mbahet dhe se për të po i vazhdojnë përgatitjet. Ata thonë se është e pritshme që të ketë reagime nga politika, duke shprehur keqardhje për situatën në të cilën ndodhet shoqëria në Serbi

Kauzës së turmës, që për çdo vit nëpër rrugët e Beogradit proteston e thërret kore “Kosova është zemra e Serbisë”, i është bashkuar edhe politika.

Anulimin e festivalit “Mirëdita, Dobar Dan” që synon pajtimin, fillimisht e ka kërkuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, zëvendëskryeministri, Aleksandar Vulin dhe së fundi edhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.

Festivali organizohet nga organizatat “Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut” në Serbi, dhe nga organizata “Integra” në Kosovë.

Drejtoresha e organizatës në Beograd këmbëngul se festivalin do ta mbajnë siç është planifikuar, më 27, 28 e 29 qershor.

“Ne kemi bërë çdo gjë që festivali të kaloj në rregull. Çfarëdo lloj insinuate, që në Serbi tash janë shumë të popullarizuara rreth datave të festivalit, janë të  pasakta dhe më shumë flasin për ata që këtë e kanë gjënë e parë në mendje, se dikush do t’i provokoj. Besoj që vetëm njerëzit që shpesh provokojnë  mund të mendojnë kështu për veprimet e të tjerëve”, ka thënë Sofija Todoroviq – YIHR Serbia.

Thirrjet për anulim të festivalit me arsyetimet se në të njëjtën ditë mbahet Vidovdani ose se po fyhet Serbia me imazhin e Kosovës, nuk e kanë befasuar as ideatorin e këtij festivali.

“Faktikisht vetëm Vuçiqi ka mbetur pa reaguar nëse e shohim hirearkinë e politikanëve që kanë reaguar për nga fuqia dhe pushteti që e kanë. Kuptohet, në një anë nuk po çuditem, isha çudit sikur politikanët në Serbia e kishin përkrahë festivalin. Mu më vjen keq për reagimet e tyre më vjen keq për shoqërinë serbe atje”, ka deklaruar Kushtrim Koliqi – OJQ “Integra në Kosovë”.

Festivali “Mirëdita Doban dan”, sipas Koliqit, është mundësi për shoqërinë serbe që t’i shohë krimet dhe vuajtjet që janë kryer në Kosovë, dhe si e tillë mbetet e vetmja dritare e mbetur e komunikimit të sinqertë dhe në mirëbesim në mes të dy popujve dhe dy shteteve.

“Kemi me çu në festival shfaqjen “Babai dhe babai”, regjinë që e kam bërë unë, është prodhim i Integrës edhe tekstin që e ka bërë Jeton Neziraj, që e trajton qështjen e peersonave të pagjetur të luftës së fundit në Kosovë”, ka shtuar Koliqi.

“Mirëdita Dobar dan” është festival që organizohet nga viti 2014 dhe ka për qëllim krijimin e një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika