Serbia ndalon në Merdar policin e Kosovës, ish pjesëtar i UÇK-së
Autoritetet e Serbisë kanë ndaluar sot një polic të Kosovës në pikën kufitare në Merdar. Dukagjini mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për pjesëtarin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) me inicialet L.B, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Televizioni ka kërkuar konfirmim nga ana e Policisë së […]
Autoritetet e Serbisë kanë ndaluar sot një polic të Kosovës në pikën kufitare në Merdar.
Dukagjini mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për pjesëtarin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) me inicialet L.B, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Televizioni ka kërkuar konfirmim nga ana e Policisë së Kosovë, por akoma nuk ka pranuar përgjigje.
Gjithashtu, Dukagjini po pret përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.















