Serbia shënon nivelin më të ulët të mbështetjes për anëtarësim në Bashkimi Evropian mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Evropian, vetëm 31 për qind e qytetarëve në Serbia mbështesin integrimin e vendit në BE.
Ky rezultat e rendit Serbinë dukshëm nën vendet e tjera të rajonit, ku përkrahja për anëtarësim në BE është mbi 60 për qind. Shqipëria prin me 92 për qind mbështetje, ndërsa Kosova renditet e dyta me 83 për qind.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se qytetarët e vendeve aspirante e shohin zgjerimin e BE-së si një investim për të ardhmen, të lidhur me paqen, sigurinë, mundësitë ekonomike dhe perspektivën për brezat e rinj.