Serbia organizon transport për votuesit serbë të Kosovës

Shteti i Serbisë do të organizojë transport për qytetarët serbë që planifikojnë të votojnë në zgjedhjet serbe të tre prillit.

Mediumi serb B92 raporton se transporti është organizuar për qytetarët serbë që kanë shtetësi edhe të Serbisë e që janë nga Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Ferizajt.

Transporti do të bëhet me autobusë, të cilët, siç mësohet, do të nisen maksimumi tre përnjëherë, për t’i evituar ngarkesat në qendrat e votimit në Serbi.

Serbët nga Leposavici, Zveçani, Mitrovica Veriore, dhe votuesit nga komunat: Vushtrri, Istog, Klinë, Pejë e Rahovec, sipas gazetës B92, do të mund të votojnë në qytezën e Rashkës.

Ndërsa, serbët nga komuna e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Ferizajit, sipas autoriteteve serbe, e kanë mundësinë të votojnë në qytezën serbe të Kurshumlisë, kurse një pjesë tjetër në qytetin e Vranjës.

Zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Serbisë pritet të mbahen të dielën më tre prill. Shteti i Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen e tyre në territorin e Kosovës, sipas kërkesave të Beogradit.

Për këtë çështje ishin organizuar protesta nga serbët lokalë në disa komuna të Kosovës.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika