Serbia po përgatit “rezistencë civile” për të ndikuar në zgjedhje, thotë Kuçi
Në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë, në veri janë shpërndarë parulla nacionaliste që, sipas analizës së Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus, nuk përfaqësojnë thjesht retorikë elektorale, por janë pjesë e një strategjie të koordinuar nga Beogradi për të kontrolluar vullnetin politik të serbëve në Kosovë. Kjo qasje, e përshkruar nga Kuçi si […]
Në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë, në veri janë shpërndarë parulla nacionaliste që, sipas analizës së Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus, nuk përfaqësojnë thjesht retorikë elektorale, por janë pjesë e një strategjie të koordinuar nga Beogradi për të kontrolluar vullnetin politik të serbëve në Kosovë.
Kjo qasje, e përshkruar nga Kuçi si “rezistencë civile”, mbështetet në disa mekanizma të njohur që Serbia ka përdorur më parë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Shpërndarja e parullave nacionaliste në veri të Kosovës në prag të zgjedhjeve lokale është pjesë e një strategjie të koordinuar nga Beogradi për të kontrolluar vullnetin politik të serbëve në Kosovë.
Sipas Kuçit, këto metoda përbëjnë një formë të konsoliduar të “strategjisë hibride”, ku demokracia përdoret si instrument për ta minuar vetë procesin demokratik.
Parullat nacionaliste, sipas tij, shërbejnë për të krijuar një atmosferë të rreme rezistence, që më pas mund të shfrytëzohet për synime më të gjera destabilizuese në veri të Kosovës.
“Këto metoda nuk janë të reja. Serbia ka ndjekur qasje të ngjashme në zgjedhje në Kosovë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e deri në Moldavi. Pra, nuk bëhet fjalë për incidente të rastësishme, por për një strategji hibride të konsoliduar: përdorimin e demokracisë si instrument për ta minuar vetë demokracinë.















