Serbia s’i kthen përgjigje MPJD-së për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, testet e ADN-së ende në pritje

MPJD-ja ka bërë të ditur se pavarësisht kërkesave nga ana e tyre, Serbia nuk ka dhënë ende përgjigje zyrtare për konfirmimin e identitetit apo kthimin e trupit të personit të vrarë më 19 korrik në Lloznicë, ku nga ana e Serbisë thuhej se ishte Faton Hajrizi, ndërsa testet e ADN-së nëse përputhet me nënën e tij janë ende në pritje

Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se i ka bërë tri kërkesa zyrtare Serbisë për të konfirmuar identitetin e personit për të cilin u raportua se është Faton Hajrizi, i vrarë më 19 korrik 2024 në Lloznicë.

Siç thuhet në përgjigjen për Dukagjinin, MPJD-ja ka kërkuar edhe mundësimin e kthimit të trupit të tij në Kosovë, por ende nuk ka pasur përgjigje zyrtare nga institucionet serbe.

“Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka parashtruar tri herë kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për të konfirmuar identitetin e personit të vrarë më 19 korrik 2024 në Lloznicë dhe rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, kemi kërkuar mundësimin e kthimit të trupit të tij në Kosovë, por ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

MPJD-ja ka theksuar se më 30 korrik 2024, me asistimin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi dhe përmes avokatit Arianit Koci, është kryer testi i ADN-së nga ekspertët mjekoligjorë nga Beogradi te nëna e Faton Hajrizit në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, te pjesa serbe.

Por, edhe pse autoritetet serbe kanë deklaruar se do të duhen disa ditë për të kryer analizat e ADN-së, deri më tani Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi nuk është njoftuar për përfundimin e analizave, dhe as avokati Koci nuk ka marrë ndonjë njoftim.

Po ashtu, nga ana e MPJD-së thuhet se janë në komunikim me shtetet e Quint-it, Misionin e BE-së në Serbi, familjen e të ndjerit dhe avokatin e autorizuar nga familja.

Koci thotë se kërkesa për pështymën e nënës së Faton Hajrizit është plotësuar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika