Serbia uron Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka uruar Shqipërinë për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë. Me anë të një postimi në Twitter, kjo ministri ka shkruar “I dërgojmë urime tona diplomacisë shqiptare, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, kështu duke iu drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme […]
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka uruar Shqipërinë për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Me anë të një postimi në Twitter, kjo ministri ka shkruar “I dërgojmë urime tona diplomacisë shqiptare, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, kështu duke iu drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
We extend our congratulations to @AlbanianDiplo and to the people of #Albania, on the occasion of their Independence Day, wishing them health, prosperity and peace. pic.twitter.com/X2vjea6nmk
— MFA Serbia 🇷🇸 (@MFASerbia) November 28, 2022
Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këtë ceremoni nuk munguan as dy kryetarët e Kuvendeve, Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla.
Po ashtu edhe ministrat e kabinetit qeveritar në Kosovë kanë uruar të gjithë popullin shqiptar për festën e 28 Nëntorit, duke kujtuar tri figurat më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.















