Serbia vazhdon të refuzojë t’i vendosë sanksione Rusisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk i ka vënë sanksione Rusisë

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë

Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk respektoi vendimet e reja të Këshillit të BE-së në lidhje me masat ndëshkuese ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shkruan N1.

Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

“Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së”, pohoi zyrtari evropian.

Ndryshe, Borrell u takua të martën në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Në këtë takim u diskutua për dialogun dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Borrell e ka theksuar nevojën për t’i kapërcyer krizat eventuale ndërmjet dy vendeve.

Për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, përfaqësuesi i lartë Borrell përsëriti nevojën për të kapërcyer menaxhimin e përhershëm të krizës, dhe për këtë arsye pritet angazhim konstruktiv në propozimin e fundit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Ai e ka vlerësuar pozitivisht ndërhyrjen publike të presidentit Vuçiq për këtë çështje dje”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Në këtë takim është diskutuar edhe për marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve. Borrell ka theksuar se secila marrëveshje e arritur në Bruksel duhet të respektohet, duke vënë theksin te themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Përfaqësuesi i lartë më tej nënvizoi rëndësinë që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e Dialogut në pritje, duke përfshirë themelimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftim.

Borrell e ka nënvizuar rëndësinë e vënies së sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika