Serena e Venus Williams u eliminuan nga dyshja e Republikës Çeke në US Open

Serena dhe Venus Williams kanë qenë dyshja më dominuese në historinë e tenisit për femra, por të enjten mbrëma në US Open 2022 ato humbën ndeshjen e cila me gjasë do të jetë ndeshja e fundit që do të luajnë së bashku

Serena Williams (majtas), dhe Venus Williams (djathtas)

Venus Williams dhe Serena Williams për herë të parë hynë në skenën ndërkombëtare të tenisit profesional në vitet e ’90-ta, por kur ndeshja e tyre e parë së bashku në 4 vjet përfundoi me humbje në US Open, motrat u përqafuan me njëra-tjetrën dhe më pas u larguan nga fusha me një brohoritje të madhe.

Motrat Williams u eliminuan nga dyshja çeke Lucie Hradecka dhe Linda Noskova 7-6 (5), 6-4 në Flushing Meadows, shkruan ABC.

Loja e raundit të parë shënoi me shumë gjasa herën e fundit që Serena Williams dhe motra e saj më e madhe Venus Williams do të luanin së bashku në një turne në dyshe Grand Slam. Serena Williams kishte njoftuar se po “evoluonte” larg tenisit në një shkrim personal për revistën Vogue të muajit gusht.

Venus Williams u kishte thënë gazetarëve në fillim të javës se ideja për të luajtur së bashku ishte e motrës së saj.

“Ajo është shefi ndaj bëj çfarë të më thotë ajo”, kishte thënë Venus duke buzëqeshur.

Dy motrat kanë dominuar botën e tenisit për gati tri dekada, duke i dhënë fund ndeshjes së tyre si dyshe në të njëjtën fushë ku kishin fituar titullin e tyre të parë të dyfishtë në US Open të vitit 1999. Dyshja do të vazhdonte të fitonte 22 tituj, 14 Grand Slam dhe tri Medalje të arta olimpike duke luajtur së bashku.

Si dyshe, Serena dhe Venus Williams kanë fituar dy herë garën US Open. Ato së pari e fituan atë në vitin 1999 dhe më pas së fundmi e fituan përsëri në 2009.

Serena Williams e vetme ka fituar US Open gjashtë herë, së fundmi në vitin 2014. Venus Williams ka fituar US Open dy herë, në 2000 dhe 2001, duke mposhtur Serenën në finale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika