Sergio Perez siguron pozicionin përpara Ferrarit në Arabinë Saudite

Sergio Perez për herë të parë në karrierën e tij zuri vendin e parë, pasi mundi të dy, Ferrar-it, në kualifikimet për kohën më të shpejtë në Grand Prix-in e Arabisë Saudite.

Shoferi i RedBull-it, fundjavën e kaluar mposhti Charles Leclerc-in, fitues i Grand Prix të Bahrain-it, në momentet e fundit të kualifikimit pasi vendosi kohën prej 0.025 sekonda më shpejt sesa Ferrari.

Carlos Sainz, i cili kishte mbajtur për një kohë të shkurtër pozitën e përkohshme në pole, do të startojë i treti me radhë para Max Verstappen që është i katërti, i cili ishte 0.261 sekonda prapa shokut të tij të skuadrës nga Redbulli.

Rezultati nënvizon sa afër janë formulat e Ferrarit dhe të Redbullit, në këtë fazë të hershme të sezonit, dhe krijon perspektivën e mundësisë për një betejë entuziasmuese midis dy skuadrave që garojnë të dielën.

Kampioni i shtatëfishtë, Lewis Hamilton, nuk pritet të jetë në garë për fitore në Jeddah, pas kualifikimit në vendin e 16-të, derisa starti i dobët i Mercedes-it po vazhdon.

Hamilton, ishte 0,087 sekonda prapa në pjesën e dytë të kualifikimit dhe 0,4 sekonda prapa bashkëlojtarit të tij të skuadrës George Russell, i cilu u kualifikua i gjashti.

Ishte “nokauti” i parë i Hamiltonit në gjysmëcerekun e parë që nga Grand Prix i Brazilit në 2017, ku ai u hodh dhe goditi barrierat. Ai nuk ishte në gjendje ta shpjegonte rënien e tij të performancës nga sesioni i fundit i stërvitjes deri në kualifikim.

“Makina thjesht nuk ishte poshtë meje, në praktikë ishtë në rregull, por nuk mund ta kuptoj këtë”, tha Hamilton. “Krejt papritur ishte e vështirë për të vozitur, më vështirë se kurrë më parë”.

Kualifikimi u pezullua për 57 minuta gjatë cerekut të dytë pasi Mick Schumaher pati një përplasje të keqe në kthesën e nëntë.

Djali i shtatë herë kampionit të botës, Michael Schumaher nuk kishte vetëdije kur makina mjekësore mbërriti në vendin e ngjarjes, edhe pse fizikisht dukej mirë, ai u dërgua në qendrën mjekësore për ta kontrolluar, dhe pastaj për t’u dërguar në spital me anë të helikopterit.

Impakti i përplasjes e theu makinën e Schumaherit në dy pjesë. Nuk është ende e qartë nëse Schumaher do ta fillojë përsëri garën dhe nëse Hass do të ketë mundësi ta rindërtojë një makinë të re në kohë të caktuar. Ai ishte i 14-ti për nga shpejtësia edhe përkudnër aksidentit, por nëse e rinis garën mund të jetë pesë pozita prapa, nëse kutia e shpejtësisë së tij është dëmtuar dhe ka nevojë për zëvendësim.

McLaren bëri disa përparime nga gara e vështirë që patën në fillim në Bahrain ku u kualifikuan në vendin e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë. Lando Norris do të startojë përpara shokut të skuadrës Daniel Ricciardo, me Zhou Guanyu në vendin e 13-të në rrjet përpara Schumacher dhe Lance Stroll të Aston Martin.

Krahas Hamiltonit, Alex Albon dhe dhe Nico Hulkenberg nuk arritën të bënin diferencën për cerekun e dytë të garës, derisa Nicholas Latifi u rrëzua në kthesën 13 në xhiron e tij të dytë të fluturimit duke e lënë atë të 19-tin në garë.

Yuki Tsunoda do të startojë i fundit, pasi një problem me sistemin e karburantit në AlphaTauri e tij e kufizoi atë të bënte  vetëm dy xhiro.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika