Seriali “Sha je be tu folën” të dielën premier me sezonin e ri në RTV Dukagjini

"Sha je be tu folën", do të jetë seriali më ri që do të fillojë transmetimin e sezonit të ri, të dielën e 13 tetorit me fillim nga ora 20:10 në televizionin më të shikuar në vend Radio Televizioni Dukagjini

Seriali "Sha je be tu folën" (foto marrë nga promo e serialit)





Seriali vendor “Sha je be tu folën” do të fillojë sezonin e tretë pas dy sezoneve të suksesshme, por që këtë herë që në fillim do të ketë sukses pasi do të nisë transmetimin në Radio Televizionin Dukagjini.

Sa i përket komedisë më të re në RTV Dukagjini, “Sha je be tu folën”, në një intervistë më herët për portalin Dukagjini aktori dhe producenti i këtij seriali, Ernest Zymberi, ka thënë se “E veçanta e sezonit të ri të serialit është se do të përmbajë tema të ndryshme të cilat do të jenë krejtësisht ndryshe nga sezonet e mëparshme e që nuk do t’i mungojë edhe një mesazh secilit episod”.

“Sha je be tu folën” – së shpejti ekskluzivisht në RTV Dukagjini

Ndërsa, producenti tjetër dhe, gjithashtu, edhe aktor në këtë serial, Ridvan Murati, ka theksuar se serial do të jetë ne dispozicion për të gjitha moshat, duke filluar nga shtatë vjeç e lartë.

Pra, të gjithë shikuesit e televizionit më të shikuar në vend, RTV Dukagjinit, nga diela e 13 tetorit e tutje me fillim nga ora 20:10 do të kenë mundësinë të përcjellin këtë serial.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika