Seriali “Stranger Things” vjen me pjesën e dytë të sezonit të 4

Gjysma e dytë e sezonit 4 të "Stranger Things" po vjen këtë verë dhe do të përfshijë një finale epike

Stranger Things vjen më 1 Korrik 2022

Episodi i 7-të i “Stranger Things” nuk ishte i fundit. Sezoni 4, pjesa 1 e këtij seriali u publikua më 27 maj dhe shfaqi episodet më të frikshme të serialit.

Sidoqoftë, sezoni nuk ka përfunduar ende, ka edhe dy episode të tjera fantastike që do të vijnë në pjesën e dytë të cilat do të shfaqen në Netflix. Data e kthimit të sezonit të katërt të pjesës së dytë do të jetë më 1 korrik 2022.

 

Pjesa e parë që doli më 27 maj, pati shtatë episode, kurse pjesa dytë do të ketë vetëm dy episode. Krijuesit e “Stranger Things”, vëllezërit Duffer vendosën të ndajnë sezonin 2022 në dy pjesë, për shkak të gjatësisë së madhe të episodeve.

Krijuesit e “Stranger Things” kanë treguar se koha e ekzekutimit të dy episodeve do të jetë: Episodi i tetë do të jetë 1 orë e 25 min, ndërsa episodi i nëntë do të jetë 2 orë e 30 min.

Finalja e filmit do të jetë një prej episodave më të gjatë në historinë e shfaqjes me një diferencë të konsiderueshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika