Serie A në qendër të një skandali të madh: Dhjetëra futbollistë të implikuar në rrjet prostitucioni

Një skandal i madh ka tronditur futbollin italian, pasi autoritetet kanë zbuluar një rrjet të organizuar prostitucioni që dyshohet se ka përfshirë rreth 50 futbollistë të Serie A dhe figura të tjera të njohura.

Hetimi, i zhvilluar nga Guardia di Finanza në Milano, çmontoi një organizatë që vepronte nën maskën e një agjencie eventesh, duke ofruar paketa luksoze argëtimi për klientë të pasur, përfshirë sportistë profesionistë. Këto paketa përfshinin dalje në klube nate, akomodim në hotele dhe shërbime seksuale kundrejt pagesave të larta.

Sipas mediave italiane, në mesin e klientëve dyshohet të ketë edhe lojtarë nga klubet e mëdha si Milan dhe Inter. Organizata akuzohet se ka përfituar mbi 1.2 milionë euro dhe përballet me akuza për nxitje prostitucioni dhe pastrim parash. Katër persona janë vendosur në arrest shtëpiak.

Autoritetet theksojnë se futbollistët nuk janë aktualisht nën hetim penal, pasi konsiderohen klientë dhe jo organizatorë, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë publike. Hetimet vijojnë për të zbuluar përmasat e plota të rrjetit.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika