Serie A ka njoftuar gjatë ditës së premte të 24 qershorit, se do të rinisë sezoni 2022-2023, ky sezon do të fillojë që nga 14 gushti i vitit 2022.

Zyrtarizimi i vendimit të klubeve të kampionatit italian, është bërë nga Liga italiane, ku mbledhja është mbajtur në selinë e Ligës.

Në këtë vit të Kupës së Botës 2022, në Katar në fund të vitit, kampionati do të mbajë pushim mes datave 13 nëntor dhe 5 janar të vitit 2023.

Përballjet e javës së parë janë:

Fiorentina-Cremonese

Verona-Napoli

Juventus-Sassuolo

Lacio-Bologna

Lecce-Inter

Milan-Udinese

Monza-Torino

Salernitana-Romë

Sampdoria-Atalanta

Spezia-Empoli