Sërish gjenden armë e pajisje ushtarake në veri, Sveçla: Aksionet kundër grupeve terroriste vazhdojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se aksionet kundër grupeve terroriste dhe elementeve kriminale po vazhdojnë pa ndërprerje në veri të vendit.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Sveçla ka njoftuar se në dy lokacione në komunën e Zubin Potok janë zbuluar sërish armë, përfshirë granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.

“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot”, ka shkruar ai.

Ministri theksoi se operacionet e institucioneve të sigurisë po zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, duke përfshirë kontroll të plotë të territorit.

“Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, u shpreh Sveçla.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për numrin e personave të përfshirë apo nëse ka të arrestuar lidhur me këtë rast.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika