Sërish probleme me energjinë elektrike, edhe të martën vazhdojnë reduktimet

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se edhe të martën do të ketë kufizim të energjisë elektrike, ani pse ministria e Ekonomisë të hënën njoftoi se është kthyer normaliteti dhe se do të ketë furnizim të rregullt

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala, ka njoftuar se edhe të martën e 16 gushtit do të vazhdojë kufizimi i energjisë elektrike.

Kështu bëri të ditur ai për Portali Dukagjini, megjithëse Ministria e Ekonomisë të hënën e 15 gushtit doli me njoftimin se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike në tërë vendin.

“Aktualisht ne jemi duke aplikuar kufizime për shkak të instruksioneve të KOSTT-it. Ato do të vazhdojnë deri në njoftimin e radhës”, ka thënë Buzhala.

Ndryshe, sipas njoftimit të ministrisë thuhej se duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

“Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

Ministria e Ekonomisë u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, vijon njoftimi.

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika