Në këtë rrugë magjistrale, në Ferizaj një ditë më parë, tre zyrtarë policorë derisa ishin në krye të detyrës, u lënduan.

Tre persona të panjohur që ishin në një veturë, përvec që nuk iu bindën urdhërave të policisë, që të ndaloheshin, i kanë goditur zyrtarët e Policisë.

Nga policia në Ferizaj, nuk pranuan të flasin më shumë, por në raportin 24 orësh të Policisë shpjegohet se si ndodhi rasti.

“Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.”

Por, zyrtarët e lënduar u trajtuan në emergjencën e spitalit në Ferizaj.

Madje njëri nga zyrtarët e lënduar, sipas stafit mjekësor ka edhe thyerje të brinjëve si shkak i goditjeve që ka marr, por që gjendja është të gjithëve është stabile.

Për këtë rast e sulmin e disa dite më parë, nuk janë përgjigjur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ndërkohë që të dyshuarit ndodhen edhe më tutje në arrati, e edhe të pa identifikushëm.

Avokati Arbër Jashari thotë se institucionet përgjegjëse duhet që rastet e sulmeve të personave zyrtarë të i trajtojë me urgjencë.

“Është pak shqetësuese kur sulmohen njerëzit të cilët e kanë për obligim mena rujt neve tjerëve dhe nese ata rastet e veta kolegëve të vet nuk i marrin seriozisht dhe nuk i trajtojnë me urgjencë kjo është një alarm…Sulmi ndaj policëve është vepër e dënueshme dhe sipas ligjit dhe tipareve ajo mund të jetë sulm ndaj personit zyrtar apo mund të bart në vete edhe elemente të veprave të tjera penale dhe prokuroria është mbi policinë është që ajo sipas ligjit e ka për detyrim kryeprokurori ësjtë një far forme kryepolici i cili i bashkrëndon detyrat e tij me policinë dhe sic thashë ata janë të obliguar që rastet të i trajtojnë me prioritet”, ka thënë Jashari.

Shqetësuse sulmet ndaj policëve i kanë vlerësuar edhe nga sindikata e Policisë së Kosovës, por të cilët kanë thënë se nuk mund të komentojnë më shumë rastin për shkak se është ende në hetim.

Në fillim të muajit nëntor, dy zyrtarë policorë  u sulmuan me armë zjarri, në momentin që kanë shkuar për të parandaluar një grabitje të armatosur në magjistralen Ferizaj- Prishtinë.