Sërish tërmet në Shqipëri

Pas tërmetit 4.7 ballësh Rihter që goditi Shqipërinë të dielën, lëkundjet kanë vazhduar edhe të hënën. Siç raporton EMSC, një tërmet me magnitudë 3,1 Rihter, është regjistruar në ora 10:05, me epiqendër rreth 29 km nga Tirana dhe 11 km nga Burreli

Lëkundje tërmeti në Shqipëri kanë vazhduar edhe mëngjesin e së hënës së 16 janarit.

Një tërmet me magnitudë 3,1 Rihter është regjistruar para pak minutash, përkatësisht në orën 10:05.

Siç raporton Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC), lëkundjet e kanë pasur epiqendrën rreth 29 km nga Tirana dhe 11 km nga Burreli.

Kjo lëkundje tërmeti vjen pas tërmetit 4.7 ballësh që ka lëkundur Shqipërinë, mbrëmjen e së dielës.

Ky tërmet shkundi Shqipërinë, në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga 8 pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndier më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

12 shtëpi raportohen të dëmtuara në Klos, aty ku ishte edhe epiqendra, ndërsa ekipet janë në terren, raporton Top Channel.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik te qytetarët.

Tërmetet në Shqipëri, 12 shtëpi të dëmtuara në Klos

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika