Për herë të 14-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet. Seanca e fundit, e mbajtur më 11 maj, përfundoi pa sukses.

Ashtu si në pesë seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje tentoi të ndryshojë mënyrën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – nga votimi i hapur në votim të fshehtë – por nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për formimin e Komisionit Zgjedhor që do të mbikëqyrte këtë proces.

Për formimin e këtij komisioni votuan 54 deputetë, pa asnjë kundër dhe pa abstenime, ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm 92 deputetë. Pavarësisht kësaj, nuk u arrit kuorumi i mjaftueshëm për të miratuar ndryshimin.

Si pasojë, seanca u shty për datën 13 maj, në ora 10:00.