Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Pas mesnate VV-ja ka publikuar në faqen e saj zyrtare listën me 110 kandidatët për deputetë, njofton Dukagjini.
Bartës i listës është kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ndërkaq pas tij vjen Glauk Konjufca teksa në 10-she hyjnë edhe Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Mimoza Kursari-Lila, Harullah Çeku, Shqipe Mehmeti-Selimi.
Kujtojmë se edhe në zgjedhjet e kaluara që u mbajtën më 28 dhjetor, VV-ja pati publikuar listën garuese pas mesnate – pasi partitë tjetra kishin publikuar kandidatët e tyre.
Më poshtë gjeni listën e kandidatëve nga kjo parti për zgjedhjet e 7 qershorit.
