Sërish zgjedhje në Tërnoc, shqiptarët luftojnë për një vend në Kuvendin e Serbisë

Për herë të pestë banorët e fshatit Tërnoc i Madh, të enjten e 30 qershorit do t’i drejtohen kutive të votimit

Ilustrim

Të enjten e 30 qershorit, banorët e fshatit Tërnoc i Madh për herë të pestë do t’i drejtohen kutive të votimit.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi, të mërkurën e 29 qershorit përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar mobilizim nga qytetarët për të votuar numrin 16 për Koalicionin e shqiptarëve të Luginës.

Votat e tyre do të jenë përcaktuese, nëse Kamberi do të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb.

Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë, ndërsa SPS të mos marrë asnjë pasi kjo do të rriste pragun zgjedhor.

Sipas tij, në këto zgjedhje duhet të zgjidhet një deputet, por për drejtësi, barazi e liri.

“Nuk po kërkojmë asgjë më tepër veç trajtimit të barabartë si qytetarë, trajtim të dinjitetshëm dhe të drejta jetike”, ka shtuar Kamberi.

Ai ka shtuar ndër të tjera që këto zgjedhje kanë filluar të bëhen të mërzitshme, prandaj siç thotë ai, beteja e nesërme ka të bëjë me rezistencën politike dhe artikulimin e kërkesave në mënyrë të qartë.

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

“Nënshtrimi dhe dorëzimi nuk është diçka që zgjedhin popujt e shtypur, nuk duhet ta zgjedhim as ne. Rezistencën ua kemi borxh dëshmorëve e gjeneratave e gjenerateve të njerëzve që janë flijuar për liri e drejtësi. Ua kemi borxh edhe atyre 9500 votave që i ka lista jonë në këto momente, të cilat do të shpërdorohen pa 610 votat e lagjes së Strukarëve”, ka shkruar ai.

Ai për fund ka shtuar se votën vendimtare e ka populli për t’i dhënë legjitimitet betejës dinjitoze për liri, barazi dhe të drejta.

“Këtu më keni, jam në disponim me të gjitha kapacitetet e mia njerëzore e profesionale për të vazhduar angazhimin tonë të përbashkët për qëllimet e tona fisnike”, ka përfunduar ai.

Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur më 27 maj në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, me shumë gjasë ka mbetur jashtë Kuvendit.

Kandidati i listës së shqiptarëve të Luginës për deputet, Shaip Kamberi sipas të gjitha gjasave nuk ka arritur që t’i mbledhë votat e mjaftueshme për ta fituar ulësen në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi, më 27 maj, kishte kërkuar ripërsëritje të votimit në qendrën e votimit në Tërnoc të Bujanocit.

Kamberi për Portali D, kishte konfirmuar se një ekip juridik është duke punuar që t’i vërtetojë pretendimet e tij për parregullsi në qendrën e votimit në Tërnoc.

“Po, do të dorëzojmë ankesë, deri sonte në ora 20 kemi afat. Ekipi juridik po punon, ka disa arsye që e mbështesin kërkesën tonë”, ka thënë ai shkurt.

Pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin e Shkollës Fillore “Muharrem Kadri”, Kamberi nuk kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur deputet në parlamentin e Serbisë.

Në këtë vendvotim ishte hera e tretë që po votohej këtë vit. Edhe Kamberi ka garuar tri herë këtë vit për postin e deputetit, herën e parë nuk ishte zgjedhur deputet, pastaj kur u  përsëritën zgjedhjet ai mori votat e mjaftueshme.

Prapë u përsëritën zgjedhjet në vendvotimin e shkollës “Muharrem Kadri”, ku jozyrtarisht është bërë e ditur se Shaip Kamberi nuk do të jetë deputet në legjislacionin e Serbisë.

Kamberi e kishte akuzuar shtetin serb se me qëllim i ka pasivizuar listat e votuesve shqiptarë për t’i dëmtuar partitë dhe kandidatët shqiptarë në gara elektorale.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika