Serwer analizon takimin në Ohër, tregon dy problemet e mëdha të Aneksit Zbatues të marrëveshjes

Profesori në Univesitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer ka thënë se Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes për të cilin janë pajtuar kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, fokusohet vetëm në proces, e jo në substancë, ndërsa shtoi se problemi i dytë është fakti që Serbia refuzoi sërish të nënshkruajë

Daniel Serwer, Profesor i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Profesori në Univesitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka thënë se Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka dy probleme të mëdha.

Në një analizë të publikuar në faqen e tij, Serwer, ka analizuar Aneksin Zbatues të marrëveshjes të dakorduar në Ohër, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes për të cilin pati pajtim në Ohër, fokusohet në proces dhe jo në substancë.

Kurse, siç thotë ai, problemi i dytë është fakti që Serbia refuzoi sërish të nënshkruajë.

Sipas Serwer, risia kryesore procedurale në takimin maratonik që u mbajt në Ohër është pikërisht inkorporimi i detyrimeve në të dy marrëveshjet e që ndërlidhen me e anëtarësimin e të dy vendeve në BE.

“Këto dispozita kanë qenë të nënkuptuara gjatë gjithë kohës. Më shumë e obligojnë BE-në sesa Serbinë dhe Kosovën. Për më tepër, detyrimi nuk shtrihet në njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, pasi që marrëveshja e normalizimit nuk është në këtë pikë referimi”, ka thënë ai.

Aneksi i zbatimit sipas Serwer, e detyron Kosovën që të fillojë negociatat “menjëherë” për vetë-menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

Ky riformulim i marrëveshjes së vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka dy veçori të dukshme.

“Së pari: shmang formën specifike institucionale të origjinalit. Kjo në sytë e Prishtinës përfaqësonte një kërcënim potencial për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Së dyti: i referohet “komunitetit serb”. Kjo sugjeron se nuk vlen për komunat ekzistuese, por vetëm për ato brenda Kosovës që e konsiderojnë veten qytetarë serbë”, shtoi ai.

E para siç thotë Serwer, është qartë në avantazhin e Kosovës kurse e dyta është e Serbisë, pasi eliminon detyrimet ndaj shumicës së joserbëve.

“Marrëveshja e re shton të tjera bukuri procedurale. Detyrimet e marrëveshjes origjinale duhet të zbatohen pavarësisht nga të tjerët dhe nga radha në të cilën ato përmenden. Asnjë nuk duhet të bllokohet. Gjithçka është e mirë”, tha ai.

Serwer tregoi motivet që e detyruan Vuçiqin që të mos e nënshkruante sërish dokumentin.

Motivet e Vuçiqit janë të qarta. Ai i frikësohet reagimit të brendshëm në Serbi, ku mbretërojnë pasionet etnike nacionaliste dhe urrejtja ndaj shqiptarëve. Ai dëshiron të shmangë çdo barazi formale me dikë që do të insistojë të identifikohet si Kryeministër i Republikës (e pavarur dhe sovrane) të Kosovës (ose ndoshta edhe Kosova, preferenca shqiptare)”, theksoi ai.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, marrëveshjet e nënshkruara detyrojnë një shtet. Të panënshkruarat jo. Serbia mund të largohet nga të gjitha marrëveshjet me Kosovën, pasi ato janë të panënshkruara. Në fakt, nuk ka zbatuar shumë. As Kosova. Nënshkrimet do të bënin një ndryshim të madh. Prandaj Vuçiq reziston”.

Serwer ka potencuar se amerikanët dhe evropianët i kanë bërë presion shumë Kurtit që ta obligojë Kosovën.

“Ata i kanë mbajtur të mirat dhe e kanë kritikuar publikisht. Kjo tregon. Ai është i gatshëm të nënshkruajë”.

“Brukseli dhe Uashingtoni kanë marrë një qasje të ndryshme me Vuçiqin. Gjithashtu tregon. E kanë shpërblyer paraprakisht. Askush nuk kritikon devijimin e Serbisë drejt autokracisë apo korrupsionit të saj. Të dy mirëpresin Vuçiçin dhe miqtë e tij për vizita dhe ofrojnë ndihmë të bollshme, duke përfshirë më shumë se një miliard kohët e fundit për rindërtimin e hekurudhës. Ky zbutje i jep atij hapësirën diplomatike që i nevojitet për refuzimin e nënshkrimit. Edhe konferenca e donatorëve e premtuar në marrëveshjen më të fundit është me interes margjinal, pasi Serbia ka shumicën e asaj që dëshiron tashmë”.

Sipas Serwer, edhe pse dakordimi në Ohër u cilësua si sukses nga zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë, megjithatë disa elemente mungojnë.

“Ne gjithmonë duhet të pyesim “çfarë mungon?” Kjo është shpesh më e rëndësishme në vlerësimin e një manovre diplomatike sesa ajo që është e dukshme. Këtu janë disa elementë që mungojnë: Nuk ka reciprocitet. Serbia merr “vetëqeverisjen” e saj për qytetarët e saj në Kosovë, por shqiptarët që jetojnë në Serbinë jugore nuk kanë asgjë të krahasueshme”.

“Ngacmimi i Serbisë ndaj serbëve që marrin pjesë në institucionet e Kosovës nuk përmendet. Këtu përfshihen qeveritë komunale si dhe institucionet e Prishtinës, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës.Nuk ka afate për të arritur qëllimet e përcaktuara. Marrëveshja e zbatimit është po aq e mirë sa orari i saj”.

Ndërsa një nënshkrim në këtë marrëveshje mund të jetë njohje virtuale, kjo mundësi nuk përmendet, qoftë edhe si një qëllim i largët, thotë Serwer.

“As nuk ka ndonjë shenjë njohjeje nga pesë mosnjohësit e BE-së. Një marrëveshje e fokusuar në proces pa nënshkrime i lë shumë negociatave të ardhshme. Ky është më shumë tym dhe pasqyrë sesa substancë. Ka më shumë gjasa të gjenerojë konfuzion të mëtejshëm sesa paqe”, shkroi Serwer.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika