Serwer: Ankesa e Chollet dhe Escobar e njëanshme – Kosovës nuk i ofrohet asgjë

Profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se presioni i ShBA-së për Kosovën është i njëanshëm

Daniel Serwer, Profesor i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Profesori amerikan dhe njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, e ka quajtur të njëanshëm presionin e zyrtarëve amerikanë Derek Chollet dhe Gabriel Escobar kundrejt Kosovës sa i përket themelimit të Asociacionit.

Serwer i është referuar një shkrimi të këshilltarit të Departamentit të Shtetit Chollet dhe zëvendës ndihmës Sekretarit Escobar ku bëhet apel për themelimin e Asociacionit.

Sipas Serwer-it, shkrimi ka pasur qëllim t’i bëhet presion kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që ta heqë kundërshtimin e tij ndaj Asociacionit.

Kurti sipas profesorit amerikan do ta konsideronte themelimin e tij vetëm nëse garantohej njohja nga Serbia.

Meqenëse Serbia e ka refuzuar një gjë të tillë, sipas Serwer-it presioni pa të drejtë është ushtruar nga Chollet e Escobar ndaj Kosovës,

Ai ka thënë se marrëveshje e propozuar nga BE dhe ShBA nuk i ofron asgjë Kosovës.

“Serbia ka refuzuar ta bëjë këtë. Prandaj, ankesa Chollet-Escobar është e njëanshme. Ajo nuk i ofron asgjë Prishtinës në këmbim të përmbushjes së një prej objektivave kryesore negociuese të Beogradit. Në thelb thotë “Amerika është miku juaj më i mirë, ju na e keni borxh këtë për shkak të gjithë mbështetjes që ju kemi dhënë, qeveria juaj në të kaluarën e ka premtuar atë, ne do ta bëjmë të dalë mirë.” Ky është bullizëm diplomatik. Momente të ngjashme në të kaluarën kanë sjellë zhgënjime për Kosovën”, ka thënë ai.

Serbia sipas profesorit amerikan po tenton që përmes Asociacionit të ketë kontroll hegjemonist te popullata serbe në Kosovë.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia për dy dekada është duke i kontrolluar zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Serbia sipas tij po tenton që përmes ndikimit jashtë kufijve të krijojë një “botë serbe”.

Serbia dëshiron që bashkësia ndërkombëtare ta pranojë këtë kontroll etnik. Beogradi u thotë shpesh diplomatëve perëndimorë se objektivi është një marrëveshje më e mirë për komunitetin serb në Kosovë. Ajo po ndjek objektiva të ngjashme edhe në Bosnje dhe Mal të Zi. Por brenda Serbisë kjo shtrirje e kontrollit të Beogradit te serbët etnikë përtej kufijve të Serbisë quhet “bota serbe”, ka thënë ai.

Kjo sipas tij krahasohet me atë që po bën Vladimir Putin në Ukrainë, teksa shtoi se Vuçiq po tenton ta bëjë atë që nuk e ka bërë Sllobodan Millosheviqi në vitet e 90-ta.

Serwer ka thënë se të drejtat që u ofrohen serbëve në Kosovë nuk u ofrohen shqiptarëve në Serbi. Sipas tij “Beogradi nuk duhet të kërkojë asgjë që nuk është i gatshëm të japë”.

Në fund profesori amerikan ka thënë se Kurti duhet ta paraqesë propozimin e tij për Asociacionin në mënyrë që të vendoset “topi në fushën e Serbisë, aty ku i takon.

Sipas tij Kosova duhet të kërkojë që të krijohet një strukturë e krahasueshme brenda Serbisë për komunitetet me shumicë shqiptare.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika