Serwer: Kurti po tenton ta ruajë sovranitetin e Kosovës, Vuçiq dëshiron edhe një “Republika Srpska”

Profesori i Universitetit Johns Hopkins, në ShBA,  Daniel Serwer, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po tenton ta shtrijë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës, kurse presidenti Aleksandër Vuçiq, po dëshiron ta krijojë një “Republika Srpska”, në Kosovë

Kryeministri Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, në ShBA, Daniel Serwer, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, me theks të vecantë situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai, në një intervistë për mediumin serb “N1”, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me veprimet e tij është duke tentuar ta ruajë sovranitetin e shtetit, kurse sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka për qëllim krijimin e një tjetër “Republika Srpska”, ngjashëm sikurse në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Nuk besoj se jemi afër një marrëveshjeje dhe nuk po marr një qasje që fajëson njërën palë. Mendoj se ajo që po ndodh është se Serbia definitivisht ka vendosur të vazhdojë kontrollin e saj mbi veriun e Kosovës, pavarësisht kostos… Dhe Kurti i kundërshton. Duke i kundërshtuar, jo vetëm me mjeshtëri, por duke u përpjekur të vendosë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, që natyrisht është obligim i tij kushtetues. Por, Vuçiq është serioz për Serbinë e Madhe, atë që ai e quan botën serbe dhe është i vendosur të mbajë kontrollin mbi Kosovën veriore”, ka thënë ai.

“E po, nuk mendoj se ai do ta shprehte domosdoshmërisht në terma të destabilizimit. Por po, ai po përpiqet të marrë një Republika Srpska tjetër, e kanë shkruar dhe e kanë paraqitur si propozim për dialog. Mendoj se është shumë e qartë me shkrim se propozimi serb për një komunitet është një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës që do të kishte funksione ekzekutive dhe do të qeverisej në mënyrë të pavarur nga Prishtina”, ka vijuar ai.

Ndryshe, tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shtuar edhe më shumë, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë kufitar të Kosovës nga forcat serbe, në territorin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika