Serwer për emërimet në Qeverinë e Serbisë: Aleksandër Vulin është gishti i mesëm i Vuçiqit

Vendimi i Aleksander Vuçiqit për të rikthyer në pushtet dhe qeveri Aleksander Vulinin e sanksionuar nga SHBA-të ka nxitur reagime të shumta, kështu duke reaguar edhe Profesori i Universitetit Daniel Serwer, në SHBA

Profesori amerikan, Daniel Serwer

Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hënën emrat e ministrave të rinj në kabinet.

Siç paralajmëroi, Qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023, mes të tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Profesori i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka reaguar në lidhje me propozimin e këtyre ministrave.

Serwer e ka quajtur Vulinin si “gishtin e mesit të Aleksandër Vuçiqit”.

 

Edhe pse në listën e zezë të ShBA-së, Vulin propozohet për zv.kryeministër të Serbisë

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika