Sesioni vjeshtor – Kuvendi i rikthehet punës javën e ardhshme

Nga e hëna, Kuvendi i Kosovës pritet ti kthehet punës. Pas një muaji pushim, një mal me projektligje e nisma ligjore pritet të marrin një trajtim. Sipas partisë në pushtet, fillimisht do të miratohet buxheti, e më pas edhe disa projektligje të tjera siç është ai i vettingut

Kuvendi i Kosovës

Tash e një muaj, institucioni më i lartë shtetëror ka shkuar në pushim.

E ligjëvënesit, punës së tyre pritet t’i kthehen në fillim të javës së ardhshme.

Punët që i kanë lenë në gjysëm, Partia që ka më së shumti deputet, thotë se do të trajtohen menjëherë tw gjitha dokumentete qw i kanw nw proces, duke filluar nga miratimi i buxhetit.

“Koncept-dokumenti për vettingun, pastaj kodi civil, i cili është një temë e nxehtë që duhet të vjen prapë në Kuvend e Kosovës, byroja për konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme. Këto tri fusha, Projektligji për pagat, zyrtarët publik dhe paga minimale janë temat më të nxehta që do të ketë kjo legjislaturë, por në radhë të parë Qeveria e Kosovës. Përkundër faktit se Projektligji për pagat, zyrtarët publik ende s’kanë dal në diskutim publik”, ka deklaruar deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi.

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Ndërkohë, Hajdar Beqa nga PDK, thotë se parita e tij do të mbajë një mbledhje më tu kthyer në punë.

“Partia do të mblidhet të vendos agjendën legjislative (dhe të punës në kuvend), dhe gjithashtu edhe kryesia e Kuvendit do të na i determinojnë politikat që t’i shtyjme para kauzat tona si opozitë”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Hajdar Beqa, Deputet, PDK

Ndërkaq, nga shoqëria civile, thonë se qeveria duhet të dal para kuvendit për të rarpotuar se cka kanë përmbushur nga aprogrami i saj.

“Në këtë sesion padyshim që do të duhej të pritnim të kemi një kontroll parlamentar shumë më të madh të Kuvendit të Kosovës, në raport me punën e qeverisë. Në fund të këtij viti bëhen më shumë se 18 muaj që kjo qeveri po udhëheq me vendin dhe do të ishte normale që të raportonte qeveria para Kuvendit, lidhur me agjendën apo plan programin e saj, sa ka zbatuar dhe ku është, që e ka miratuar në Kuvend”, ka deklaruar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ehat Miftaraj

Para daljes në pushim të këtij institucioni, për shtatë muaj të vitit 2022, parita që edhe kryeson me këtë institucion thotë se janë miratuar 87 ligje në dy lexime.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika