Ndeshja e parafundit në raundin e 20-të të La Ligës do të shfaqë Barcelonën e renditur në krye të listës, duke u përballur me Sevilla, e cila po lufton për rritje pikësh.

Ndeshja do të zhvillohet në Spotify Camp Nou në Barcelonë, Spanjë, duke filluar nga ora 21:00.

Barcelona sigurisht që do të dëshirojë që seria e saj e pamposhtur prej 14 ndeshjesh të vazhdojë. Por, Sevilla do të tentojë që të shtoj pikët e saj për tu ngritur në listë, pasi renditet e 14-ta, mbas klubit Girona.

Barça gjatë muajit janar pati një paraqitje produktive, duke fituar tetë fitore dhe Superkupën e Spanjës.

Ata janë në mesin e tre skuadrave në Evropë, së bashku me Napolin dhe Arsenalin, që kanë 50 pikë në 19 ndeshje të luajtura në ligat e tyre përkatëse.

Sevilla ndeshjen e fundit e ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Elche, me Marcos Acuna që zhvilloi një lojë të jashtëzakonshme.

Ai e mbylli ndeshjen me një gol, një asistim, dy largime, pesë goditje plus dy të bllokuara, dhe 83 pasime të sakta.