Sot pritet të fillojë sezoni i ri i Albi Mall Superligën e Kosovës 2023/24.

Sezoni do të duhej të fillonte me tri ndeshje, por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka pranuar që ndeshja në mes të Gjilanit dhe Fushë-Kosovës të shtyhet.

Ndeshjet që do të zhvillohen sot janë ato në mes të Dukagjinit dhe Malishevës, si dhe Prishtinës ndaj Feronikeli ’74. Takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë, ndërsa ndeshja e dytë në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndeshjet e planifikuara të zhvillohen javën e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës