“Sfida Postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”

Konferenca e XIII-të Ndërkombëtare për Ditën Botërore të Filozofisë këtë vit do të trajtojë temën “Sfida Postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”. Ngjarje kjo e cila do të sjell në Kosovë emra të rëndësishëm të fushës së Filozofisë

Konferenca e XIII-të ndërkombëtare e Filozofisë

Shoqata e Filozofëve të Kosovës, Departamenti i Filozofisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës kanë organizuar Konferencën e XIII-të ndërkombëtare për nder të Ditës Botërore të Filozofisë.

Tema e cila është zgjedhur të diskutohet për këtë vit është “Sfida Postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”.

Konferencë kjo e cila do të sjell në Kosovë disa nga emrat më të rëndësishëm të disiplinës së postfenomenologjisë dhe filozofisë.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të trajtojnë çështjen e raportit të njeriut me teknologjinë nga perspektiva të ndryshme siç janë bota, trupëzimi, imazhi, perceptimi, inteligjenca artificiale, raporti i teknologjisë me natyrën dhe njeriun, singulariteti teknologjik dhe çështje të tjera të cilat sfidohen nga postfenomenologjia si disiplinë.

Konferenca do të mbahet me datë 17 nëntor në Fakultetin Filozofik, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Kjo konferencë, është njëra ndër më të mëdhatë të organizuara ndonjëherë në Kosovë në fushën e filozofisë.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika