“Sfidat” e TikTok-ut, kërkohet kujdes më i madh nga prindërit ndaj fëmijëve

Rritje të mbikëqyrjes nga ana e prindërve për fëmijët dhe për sjelljen e tyre në rrjete sociale, po kërkohet pas rasteve të fundit që ndodhën në Komunën e Gjakovës. Derisa raste të ngjashme kishin ndodhur muaj më parë edhe në komuna të tjera, Ministria e Arsimit thotë se ka kërkuar që të respektohet legjislacioni në fuqi, për përdorimin e internetit në shkolla

Vetëlëndimi i 19 nxënësve në komunën e Gjakovës, si pasojë e një sfide në rrjetin social Tik Tok nuk janë të vetmet raste që kanë ndodhur në Kosovë.

Gërvishtje të duarve si shkak i një loje në këtë rrjet social, kishin bërë edhe disa nxënës të shkollave fillore të mesme të ulët, në Fushë Kosovë e në komunën e Lipjanit, muaj më parë.

Nga Policia e Kosovës, në një përgjigje kanë thënë se ky institucion realizon ligjërata nëpër shkolla me tema rreth përdorimit të sigurt të internetit.

GRAFIKË – POLICIA E KOSOVËS

“Policia trajton çdo rast komfor autorizimeve dhe procedurave në koordinim me organet e drejtësisë dhe për raste të tilla siç i cekni ju edhe me institucione tjera. Policia vazhdon të realizojë ligjërata në shkolla të cilat temë të shpeshta e kanë edhe ‘përdorimin e sigurt të internetit’. Qëllimi kryesor i këtyre ligjëratave me nxënës në shkolla është pikërisht parandalimi i rasteve të tilla dhe lajmërimi i tyre nëse veç ndodhin. Po ashtu në këto raste policia krahas ligjëratave ka shpërndarë edhe fletë-palosje me porosi të kësaj natyre (disa nga fletëpalosjet mund t’i gjeni edhe në ueb faqen e policisë tek rubrika ‘Fushatë vetëdijësimi’). Policia ka bashkëpunim me DKA-të dhe shkollat, çdo dyshim apo rast që shfaqet në shkolla përkatëse, policia i trajton në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale, organet e drejtësisë, prindërit etj. Një rast të tillë e kemi publikuar edhe pardje (08.10.2024) në ‘Raportin ditor’ të PK-së, rast i lajmëruar në rajonin e Gjakovës.”-Policia

Ndërkohë që Ministria e Arsimit, ka kërkuar që të rritet vëmendja në zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin e teknologjisë.

“Ministria e Arsimit, konkretisht Inspektorati i Arsimit përmes një shkrese kanë kërkuar nga të gjitha rajonet informata për ta vlerësuar situatën me këto raste dhe për të rritur vëmendjen në zbatim të legjislacionit në fuqi për sa i përket përdorimit të pajisje teknologjike/internetit. Veprimi bie në komuna dhe shkolla, ndërkaq, MASHTI si hartuese e politikave ka hartuar në vazhdimësi politika në këtë fushë tematike: MASHTI ka hartuar pakon e udhëzuesve “Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor. Siguria nё internet duhet të trajtohet me rezultate konkrete brenda kompetencave mёsimore qё i synojnё dokumentet kurrikulare arsimore.”- MINISTRIA E ARSIMIT

Ndërkohë, sipas njohësit të rrjeteve sociale, Valon Canhasi, një pjesë e përgjegjësisë bie mbi prindërit, të cilët duhet të kenë kujdes më të shtuar.

“Duhet prindërit me kriju mekanizma për monitorimin e sjelljes online të fëmijëve të tyre, duke instaluar aplikacione të caktuara që bëjnë këtë gjë, duke biseduar me fëmijët e tyre, duke i treguar rëndësinë e sjelljes online mundësitë e keqpërdorimit të fotografisë, emrit gjërave që ata bëjnë online, për me ndiku në veprimet që ata i kanë bërë, pra mos me i besu gjithkujt në internet, shkollat munden me ndalu telefonat gjatë orëve të mësimit, me ndalu përdorimin e internetit”, ka thënë Valon Canhasi – Drejtor i “Hallakate”.

Pas rasteve të fundit përveç mbledhjeve urgjente me shkollat nëkomunën e Gjakovës, gjatë së enjtes është mbajtur edhe mbledhje e këshillit të prindërve në këtë komunë.

Qeveria e Kosovës në qershor të këtij viti mori vendim ta ndalojë TikTokun nëpër institucione publike.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika