Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, duke folur për atentatin ndaj tij në vitin 2000, ka ndërhyrë në lidhje të drejtpërdrejtë Shaban Syla, i cili është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë ndaj tij.

Ai ka thënë se asnjëherë në jetë nuk e ka ditur se ku është shtëpia e Salihajt dhe as nuk e njeh atë personalisht.

“Gënjeshtër e kulluar, sepse asnjëherë në jetën time as nuk e di shtëpinë e Adem Salihajt as nuk e njoh atë as nuk e kam njohur kurrë. Por ai ka incizuare cd-të e asaj këngëtares në Beograd që Nazim Bllaca ka ardhur prej Beogradit prej prokurorit për krime lufte, këta e dinë qëllimin që e kanë pasur. Por, unë po betohem tani para mediave dhe opinionit që kurrë nuk kam qenë, dhe tani është duke gënjyer”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Syla e ka akuzuar Salihajn edhe që e ka plagosur vetën dhe nuk është plagosur nga ShIK-u.

“Nazim Ballca ka ardhur nga Beogradi me tentativa me struktura e ka ditur ku të shkojë krejt kanë qenë me porosi. Unë këtij nuk i garantoj asgjë sepse ky është një ndyrësirë dhe shpifës. Ka mbytur njerëz në burg, ka mbytur Driton Hajdarin që unë nuk e kam njohur atë deri në vitin 2013”, ka akuzuar Salihajn në emisionin Debat Plus.

“Po ma mirë është ai të tregoj burrërisht se qysh e ka plagosur vetën, qysh e është munduar të ia lejë fajin ShIK-ut, qysh e kanë marrë amerikanët. Që e ka plagosur vetën është mëse e vërtet me përgjegjësi të plotë penale dhe morale. Edhe ka thënë që e kanë plagosur SHIK-u, por që e ka marr KFOR-i amerikan e ja kanë marrë armën e plumbin e kanë marrë edhe disa sene të tjera që njerëzit nuk e dinë, edhe këqyr të etiketoj njerëz”, është shprehur tutje ai.

Po ashtu, ai ka thënë se Salihaj është i vetmi njëri që nuk ka drejtë të flet për UÇK-në, pasi sipas tij, ai ka ndenjur një natë ushtar i ka lënë në gjysmë të natës ushtarët fjetur dhe ka ikur.

Kujtojmë se Syla në dhjetor të viti 2012 ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë ndaj Adem Salihut, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ndërsa më pas edhe nga Gjykata e Apelit e cila kishte vërtetuar këtë vendim.

Ai dhe shokët e tij, ishin gjetur fajtor edhe për vrasjen e Ibush Kllokoqit, ku Syla u dënua me 8 vjet burgim.