Shabani suspendohet për tri ndeshje

Mesfushori Meritan Shabani do t’i mungojë Grasshopperit në tri ndeshjet e ardhshme, për shkak të suspendimit të tij

Mesfushori Meritan Shabani do t’i mungojë Grasshopperit në tri ndeshjet e ardhshme.

24-vjeçari të hënën është suspenduar për tri ndeshje pas ndërhyrjes së ashpër të bërë në një lojtar të Sionit.

Shabani të dielën u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrjen e ashpër dhe të hënën disiplinori i Superligës zvicerane e ka dënuar me tri ndeshje moslojë.

Shabani ka dy gola në 21 paraqitje këtë edicion në elitën e Zvicrës për Grasshopperin.

Talenti i dikurshëm i Bayernit është transferuar në Zvicër në tentim për ta kthyer karrierën në rrugën e duhur.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika