Shahini për çmimin tavan të derivateve: I dëmton bizneset, Qeveria duhet t’i publikojë emrat e abuzuesve

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimin tavan të derivateve, është i dëmshëm për kompanitë e naftës

Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimin tavan të derivateve, është i dëmshëm për kompanitë e naftës.

Shahini ka thënë se Qeveria s’duhet të marrë vendime pa konsultim paraprak me bizneset në fjalë.

“Qeveria duhet t’i bëjë publike emrat e kompanive që kanë keqpërdor me çmime, e jo të përfshihen të gjitha” ka thënë ai.

“Është një vendim i befasuar, është një vendim që i prek bizneset, pavarësisht që arsyetimi është i Qeverisë dhe Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë se vendimi për përcaktimin e masës me afat 30 ditësh, është një vendim për shkak të disa kompanive të cilat e kanë keqpërdorur situatën. Qeveria duhet të dalë me emra dhe mbiemra kush e ka keqpërdorur dhe qysh e ka keqpërdorur dhe ata të ndëshkohen, jo të ndëshkohen të gjitha kompanitë”, tha Shahini për EO.

Ai ka thënë se për vendime të tilla duhet të ketë negocim, e jo vendime që i përfshijnë të gjitha kompanitë.

“Mendoj që ky vendim është i panegociueshëm, por duhet Qeveria ta negociojë, pra Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me naftëtarët me kompanitë veç e veç dhe nuk duhet të bien pre të gjitha kompanitë e keqpërdoruesve të një kompanie apo dy kompanie, pavarësisht kush janë ato, duhet të publikohen, duhet të ndëshkohen dhe jo të ndëshkohen të gjitha kompanitë private, kompanitë e naftëtarëve”, tha Shahini.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë ditës së mërkurë, ka marrë vendim që t’i caktojë çmimet e naftës.

Sipas vendimit të marrë nga ministrja Rozeta Hajdari, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika