Shakira: Po ndihem sikur luaneshë

Ylli i hitit “Hips Don't Lie”, Shakira ndihet e fuqishme sikur një luaneshë, nga ndarja me Gerardin.

Këngëtarja kolumbiane, Shakira

Shakira ka më shumë besim te vetja që nga ndarja nga Gerard Pique.

Artistja 46-vjeçare nuk është në lidhje me yllin spanjoll të futbollit nga viti 2022, dhe tani ajo e pranon se kjo ndarje e ka ndryshuar tërësisht pikëpamjen e saj për jetën dhe veten.

Këngëtarja e muzikës latine gjatë intervistës së fundit për kanalin “Estrellas” në Meksikë deklaroi: “U mashtrova nga tregimi që gruaja ka nevojë për një burrë për ta përmbushur veten. Po ashtu ëndërroja për krijimin e një familjeje ku fëmijët jetonin me nënën dhe babanë nën një kulm. E vërteta është se nuk mund t’i realizosh të gjitha ëndrrat, por jeta ka një mënyrë për të të kompensuar dhe mendoj se këtë e ka bërë me siguri me mua, duke m’i dhuruar dy fëmijët e mrekullueshëm që kam dhe që më mbushin me dashuri çdo ditë. Unë gjithmonë kam qenë e varur emocionalisht nga burrat, kam rënë në dashuri me dashurinë. Por mendoj se tani kam arritur ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër dhe sot ndihem e kompletuar me veten time”.

Ylli i hitit “Hips Don’t Lie” ndihet e fuqishme sikur një luaneshë, nga ndarja me Gerardin.

Shakira – e cila i ka djemtë Sasha dhe Milan me futbollistin e pensionuar, deklaroi: “Në mënyrë paradoksale, ndihem e kompletuar sepse varem nga vetja dhe kam dy fëmijë që varen nga unë dhe kjo do të thotë që duhet të jem më e fortë se një luaneshë. Kjo forcë vjen nga përjetimi i një humbjeje të dhimbshme, nga pranimi i saj, nga tolerimi i një zhgënjimi, nga të kuptuarit se jeta nuk na sjell gjithmonë atë që duam. Ka ëndrra që prishen dhe ti detyrohesh ta mbledhësh veten dhe gjithashtu të jesh shembull për fëmijët e tu”.

Shakira dhe Gerard e bënë publik lajmin e ndarjes në qershor të vitit të kaluar, përmes një komunikate të përbashkët për media. Dyshja shpjegoi atëkohë se ata ishin të vendosur t’i bënin fëmijët prioritetin e tyre numër një.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”, thuhej në deklaratën e dyshes.

Derisa zemra e Shakiras është duke u shëruar dalë nga dalë, ajo duket se po gjen forcë për t’i shprehur ndjenjat dhe zemërimin përmes muzikës.

Muajt e fundit, këngëtarja kolumbiane i ka publikuar disa këngë që përmbanin tekste që i referoheshin ndarjes nga Pique, si “Monotonia”, “Out of Your League” dhe “Te Quedo Grande”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika