Në një lidhje direkte në emisioni FIVE në RTV Dukagjini, njohësi i fushës së sigurisë, Driton Shala ka folur rreth ngjarjeve të fundit në veri të Mitrovicës dhe ka thënë që kontekstet politike janë duke interferuar drejtpërdrejtë në kontekstet e sigurisë.

Ai ka theksuar se shteti ka ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete duke mbuluar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve në pjesën veriore duke filluar nga Policia e Kosovës e cila me një plan operativ gjithpërfshirës ka aktivizuar gjithë aparaturën dhe personelin e tij.

“Nga pjesa veriore nuk ka raportime që mund të cenojnë sigurinë e përgjithshme, me shumë kemi të bëjmë me raste individuale të disa grupeve kriminale që janë duke tentuar që të fitojnë ndonjë autoritet apo të bijnë në sy të grupeve kriminale që janë të orkestruara nga Beogradi përmes djegies së veturave apo shantazhit”, është shprehur Shala.

Sipas tij policia është duke kryer një punë të jashtëzkonshme sa i përket mbarëvajtjes së procesit adekuat dhe aktual në atë pjesë.

Ndër të tjera ka shtuar se në takimin e Parisit duhet të argumentohet që Beogradi në asnjë formë nuk është tërhekur nga dëshira për tu interferuar në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet që në takimin e Parisit duhet të ngrit zërin dhe të dëshmojë që interferimimi i vazhdueshëm i Beogradit në mënyrë të drejtpërdrejtë po e cenon mbarëvajtjen, integritetin dhe sigurinë e përgjithshme”, ka theksuar ai.