Shala: Kosova ka shtrirë sovranitet në veri

Drizan Shala

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se me veprimet e Qeverisë së Kosovës, është shtrirë sovraniteti në veri.

Këtë deklaratë Shala bëri në “Five” të TV Dukagjinit.

“Kosova e ka shtrirë një sovranitet në aspektin e bashkërendimit pas Banjskës, 2014-2023, nuk e ka kontrollu kufirin KFOR-i, por ka qenë marrëveshje mes KFORpit dhe ushtrisë se serbisë, se serbia të përkujdeset për kufirin, për pengesat financiare që ka potencuar vetë komandanti i komandës evropiane. Ka pasur pengesa financiare që të ketë shtim të forcave në kufi. Kjo ia ka hapë derën grupit të Radoiciiqit, pastaj të vazhdojnë me futjen e armëve”, tha ai.

Ndryshe, shumica dërrmuese e qytetarëve në veri të vendit e kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve. Para se të organizohej ky votim, Lista Serbe u kishte bërë thirrje qytetarëve atje që të bojkotohej procesi.