Gëzim Shala, hulumtues i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se qytetarët presin që Qeveria e Kosovës të votohet, por ende nuk dihen emrat e ministrave, programi dhe prioritetet e kabinetit.

Sipas tij, kjo nuk shkon në linjë me standardet e qeverisjes së mirë.

“Një çështje problematike është se ne si qytetarë presim që të votohet Qeveria e Kosovës, dhe sot kjo do të thotë se ende nuk i dimë emrat e ministrave, programin e qeverisë dhe prioritetet. Kjo nuk shkon në linjë me standardet e qeverisjes së mirë, sepse do të duhej të prezantohej kabineti qeveritar dhe pritshmëritë e qytetarëve, në çfarë do të fokusohej më shumë. Nuk është obligativ, por kjo është parimi standard i qeverisjes së mirë”, ka thënë Shala në emisionon FIVE, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit.