Shala: PDK-ja është kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike

Ferat Shala, deputet i PDK-së

PDK-ja është kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike”.

Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

Shala pas deklaratave të ZRrE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike për 14 për qind ka thënë se kjo është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodhë.

“Jemi këtu për shkak të ndërhyrjeve politike në Rregullator. Jemi këtu sepse kemi keqmenaxhim të skajshëm të KEK-ut. Më 7 mars në Komisionin për Ekonomi kemi mbajtur një takim me përfaqësues të ENTSO-E vërejtjet ishin ekstreme si asnjëherë tjetër. Për financat e KOSTT-it, për çmimin e lartë që paguajmë si Kosovë për penaltitë. Nuk ka rast më të rëndë se kur përfaqësues të ENTOS-E na thonë që jemi rast ekstrem si pikë e zezë në Evropë”, ka thënë Shala.

Sipas tij, paralajmërimet e tilla duhet të jenë shqetësuese dhe nuk duhet të ndodhin.

“Ju lutem reflektoni dhe veproni. Në emër të PDK ua ofrojmë mbështetjen për të dalë nga këtu, por jo në këtë formë siç jeni duke bërë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika