Shala për koeficientin: Stimulon ikjen e rinisë nga vendi, Qeveria duhet të reflektojë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reflektojë në lidhje me përcaktimin e vlerës së koeficientit, duke propozuar që kjo vlerë të jetë të paktën 120 euro.

Shala e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës edhe për rritjen e faturave të tatimit në pronë, duke i quajtur këto si “skandale të fundit”.

“Në kohën e inflacionit të lartë, krizës energjetike, kur ende nuk kemi ligj për pagën minimale, heshturazi Ministria e Financave nxjerr këto dy skandale, për tatimin në pronë dhe vlerën e koeficientit”, ka thënë Shala.

Sipas tij, caktimi i koeficientit është jomeritor për qytetarët e vendit, pasi, siç është shprehur ai, nuk e zgjedh problemin e atyre që nuk janë përfitues.

“Ky skandal stimulon ikjen e rinisë, na lenë të hapur rrugën e ndjekjeve ligjore. Kërkojmë nga Qeveria të reflektojë për skandalet e fundit”.

Ai ka thënë se pas zhurmave dhe pritjeve të gjata nga Qeveria, është e pakuptueshme dhe paarsyeshme si u kalkulua kjo vlerë e koeficientit.

“Koeficientin e pagës së 105 euro, pas një zhurme dhe pritjeje të gjatë nga Qeveria, është e pakuptueshme dhe e paarsyeshme si e kalkuloi këtë. E paarsyeshme është ajo që i bëhet sektorit të sigurisë, shërbyesve civilë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika