Shala për takimin në Ohër: Palët janë duke barrikaduar vetveten

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se të dyjat palët janë duke barrikaduar vetveten në procesin e dialogut

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në edicionin special të RTV Dukagjinit ka thënë se nuk sheh ndonjë marrëveshje finale nga takimi i kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Më shumë këtë takim e shoh si hapësirë ku palët do të paraqesin kërkesat e tyre, ku tanimë pala kosovare ka kërkuar që pjesë e këtij aneksi të jetë dhe elementi i të pagjeturve”, ka thënë Shala.

“Palët janë duke barrikaduar vetveten, janë të fortifikuara në qëndrimet e tyre sa i përket marrjes së hapit të mëtutjeshëm”, ka thënë tutje eksperti i sigurisë, Shala.

Eksperti i sigurisë ka shtuar se “fortifikim, barrikadim” është qëndrimi që Kosova nuk do asesi që Asociacioni të jetë pika e parë e marrëveshjes franko-gjermane.

“Pala serbe po insiston në vazhdimësi që nuk do të negociohet tutje mbi planin franko-gjerman në qoftë se nuk kanë ndonjë nismë sa i përket zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shtuar Shala.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika