Shala: Serbia bleu rreth 1500 dronë kamikazë nga Irani

Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, jemi në një situate para një konflikti të aramatosur, sepse angazhimi i të gjitha komponenteve ushtarake serbe nuk ka ndoshur që nga 99-ta

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se ushtria e Serbisë është në fazën përmbyllëse të një ushtrimi me përmasa të gjëra, i cili ka filluar me 8 prill dhe do të përfundojë me 21 prill.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në TV Dukagjini, Shala ka njoftuar se Serbia dronët kamikazë i ka blerë nga shteti i Iranit.

“Serbia dronët kamikazë i ka blerë nga shteti i Iranit, 1500 sosh, dhe do t’i shpalosë edhe dronët e fundit të cilët i ka prodhuar industria e saj e mbrojtjes, e cila sipas informacioneve diplomatike i referohet faktit që janë më të avancuar se dronët bajraktarë, në kontekstin e ikjes nga kapja e radarëve të mundshëm”, ka thënë Shala.

Sipas ekspertit të sigurisë, “jemi në një situatë para një konflikti të armatosur, sepse angazhimi i të gjitha komponenteve ushtarake nuk ka ndodhur që nga 99-ta”.

Shala ka thënë se që nga data 1 janar 2024, Serbia i ka mbajtur mbi 31 ushtrime të ndryshme fushore, 3 vizita nga presidenti Vuçiq në reparte të ndryshme ushtarake, 9 vizita nga shefi i shtabit dhe 8 vizita të ndërmarra nga ana e zëvendëskomandantit të shefit të ushtrisë së Serbisë.

Ai njoftoi se dronët kamikazë janë “dronë shaden (dëshmitari i 137), janë dronë të cilët kanë rreze veprimi, deri në 2 mijë kilometra, kanë mundësi edhe të godasin caqe të menduara paraprakisht, nuk mund të monitorohen gjatë lëvizjes së tyre në hapësirë, mirëpo përgatiten nga ekspertët ushtarakë”

Shpejtësia e tyre shkon deri në 120 km/h, mund të bartë nga 40-50 kg eksplozivë.

Si përfundim, Shala ka thënë se kjo nuk do të thotë se Serbia do t’i përdorë këta dronë në këtë fazë në drejtim të Kosovës apo të vendeve të tjera, por Serbia po tenton që humbjet e pësuara në nivelin diplomatik, debaklin sa i përket rrugëtimit të Kosovës drejt Këshillit të Evropës e dëshmon se Serbia po e përdor elementin ushtarak, për ta mbajtur situatën të kontrolluar brenda sistemit politik.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika