Shala: Situata e sigurisë në vendin tonë është jashtëzakonisht e keqe

Anëtari i AAK-së, Haxhi Shala, ka thënë se situata e sigurisë në vendin tonë është e keqe, duke thënë tutje se i njëjti mendon që një 20 për qind e vendit tonë është në konflikt me bandat serbe ose shtetin serb

Haxhi Shala, anëtar i AAK-së

Haxhi Shala, anëtar i AAK-së, ka thënë se situata e sigurisë në vendin tonë është e keqe.

“Situata e sigurisë është jashtëzakonisht e keqe në vendin tonë, një 20 për qind e vendit tonë mund të themi se është në konflikt me bandat serbe ose shtetin serb”, ka thënë ai në “FIVE“.

Shala për masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policëve të Kosovës ka thënë se arrestimi dhe masa e paraburgimit për ta ishte politik dhe sipas tij edhe lirimi i tyre do të jetë i tillë.

Shala ka shtuar se në mënyrën se si janë arrestuar policët është keq si për institucionet tona ashtu dhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Lidhur me reagimet e partisë në pushtet, Shala ka thënë se është kritikues ndaj të gjithëve duke përfshirë dhe analistët, sepse sipas tij jemi në një gjendje kritike në veri të vendit.

“Dita e sotme tregon më së miri se çfarë gjendje kemi në atë pjesë…atë pjesë jam duke e shikuar si të humbur…Institucionet gjdoherë janë fajtore, për menaxhimin e situatave. Në këtë rast duhet të kontriboj edhe opozita”, ka shtuar ai duke theksuar se askush nuk pyet për t’u konsultuar me opozitën.

Derisa për sulmin ndaj gazetarëve në veri, Shala nga AAK ka theksuar se sot gazeterët janë pika e parë e frontit, duke i përgëzuar për punën dhe sakrificën e tyre.

Ai e quajti gjest heroik, faktin që gazetarët edhe pse po sulmoheshin në të njëjtën kohë po ofronin pamje për të informuar opinionin publik se çfarë është duke ndodhur.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika